Shoqata joqeveritare Elita Plus organizoi aktivitetin e radhës të projketit “Njih aftësitë e mia” e që ka të bëjë me fëmijet dhe të rinjtë me aftësi ndryshe. Zhvilluam vizita në ambientet e shkollave të qytetit të Ulqinit. Fillimisht u ndalëm në shkollen fillore “Boshko Strugar” ku ngrohtesisht na pritën Drejtoresha e shkolles Mlladenka Periq dhe bashkepunetorët e saj. Drejtoresha na njoftoi për nxënesit me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimin në këtë institucion dhe për asistenetët që janë angazhuar. Ajo tha se mësimdhënësit dhe asistentët japin çdo gjë nga vehtja që ti përshtaten specifikave, nevojave dhe mundësive te çdo nxenësi me aftësi të kufizuara. Me pas aktiviteti vazhdoi në kabinetin e projekteve ku na priten nxenës, mesimdhënës dhe asistenë. Ne mesin e tyre kishte dhe nxënës me aftesi ndryshe të cilët ishin të inkuadruar njësoj si nxenesit e tjerë. Të gjithë percollën me vemendje ligjeraten e Mr. Irena Rakoçeviq përndryshe drejtoreshë e drejtoratit për persona me invaliditet nga Ministrisa për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Rakoçeviq me pervojën e saj dialogoi me nxenesit në temën e njohjes së veçorive të nxenesve me aftësi ndyshe. Pyetjet dhe përgjigjet nuk munguan nga të dyja palët. Znj. Rakoçeviq po ashtu foli për aktet normative të miratuara konformë standarteve evropiane për femijet me aftesi ndryshe, por prezantoi dhe aktivitetet e Drejtorateve të tjera të Ministrisë që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Ligjerata e dytë u mbajt në shkollën “Mark Nuculloviq“ në Shtoj ku përsëri na ishte rezervuar e njejta pritje nga Drejtori Dul Asllani dhe mësimdhenës të këtij kolektivi. Drejtori na përgëzoi që kishim zgjedhur shkollën e Shtoit për të bërë prezantimin, sepse sipas tij e drejta për arsim për fëmijet më aftesi të kufizuar është e drejtë themelore. Nxenësit përcollen me vemendje ligjeratën e përfaqësueses së Ministrisë së pakicave mr Irena Rakoçeviq dhe u kyçen drejtë përsëdrejti në pyetjet e bëra.
Takimi i tretë u zhvillua në Qendrën e mesme shkollore “Vëllazërim –Bashkim” ku ishin të pranishëm nxënësit e klasave të katërta. Këtu znj. Rakoçeviq u fokusua tek integrimi i fëmijeve me aftesi te kufizuara në shkollë, strategjia e mësimdhënijes dhe perkrkrahja që duhet tu japim pa ndërprerje.
Ky projekt u mbështet nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.