Most Viewed

Categories

OJQ Elita Plus organizoi tryezën e rrumbullakët “Njih veçoritë e mia”

Shoqata Joqeveritare “Elita Plus” në kuadër të projektit “Njih veçoritë e mia” organizoi tryezën e rrumbullakët, me pjesemarjen e përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit, Qendrës për punë sociale, Qendres për fëmijë “Sirena” shoqatave “Fëmijet e Malit të Zi” dhe “E drejta për jetën” dhe subjekteve të tjerë të cilët janë njohës të kësaj materie. Diskutuesit theksuan se pavarësisht hapave pozitive që janë ndërmarrë nga digasteret republikane dhe organet komunale, ende ka sfida të mëdha me të cilat ballafaqohen fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre. U veçuan aksesi i pamjaftueshëm në shërbimet mbështetëse në komunitet, kujdesi shëndetsor, kostoja e lartë e kujdesit, arsimi gjithëpërfshirës dhe punësimi i tyre. Po ashtu nuk u la pa përmendur  stigma  e diskriminimit, vështirësitë me të cilat ballafaqohen familjet, paragjykimet, por dhe harmonizimi i legjislacionit  me atë të Bashkimit Evropian ku synojmë të anëtarësohemi. Dhe përkundrejt të gjithë këtyre, ishte konstatim i përgjithshëm që femijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara janë të njëjtë si të gjithë moshataret  e tyre. Ata kanë potencialin të kenë një jetë të përmbushur dhe të denjë, si dhe të kontribuojnë në gjallërinë sociale, kulturore dhe ekonomike të komuniteteve të tyre. Ky projket u mbështet nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

 

Forgot Password