Most Viewed

Categories

Protestë në Ulqin: qytetarët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Malt të Zi për të t’iu dhënë me qera Plazin e Madh të Uqinit investitorëve arabë

Qytetarët e Ulqinit në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masovike duke ngritur  zërin  kundër  dy marëveshtjeve që Kryeminsitri i Malit të Zi Millojko Spajiq  ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament  hap rrugën  për dhënijen me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë,  që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetra banderola  ku shkruhej: “Ulqini nuk është në shitje”, “Larg duart nga Plazhi i Madh”, “Jemi për investime  dhe zhvillim të qëndrueshëm, por ne duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.  Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në Parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiak si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tre dekadavetë pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë “Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil  përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit  dhe  kundër marrëveshjeve  që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapin rrugën  për “pastrim parash”

Kryeministri Spajiq  e cilëson marrëveshtjen shans që nuk duhet  humbur  për Malin e Zi dhe për Ulqinin

Sipas tij  janë në pyetje  mbi 30 miliardë euro që  biznismeni  arab Muhamed Alabar  do të investonte në projektin e Plazhit të Madh  e kjo nënkupton  ndërtimin e objekteve turistike,  aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij  do tia dalin  të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me pllshumë të panjohura. Kryeministri Millojko Spajiq tashmë ka filluar konsultat me partitë parlamentare  për miratimin e marrëveshjes. Deri tani Partia e kryeministrit “Evropa tani”  dhe ajo Boshnjake  i kanë thënë po miratimit të kësaj  marrëveshje. Në fakt ai i ka numrat  në Parlament për miratimin e ketij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do te pozicionohen subjektet e tjerë  në Qeveri. Koalicionet shqiptare kanë thënë se nuk do të votojnë pro  mareveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Për atë se çdo gjë është e mundur janë të vetëdijshëm dhe vetë protestuesit dhe vetë liderët e protestës të cilët thanë se “beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e Kryeministrit të Malit të Zi.

 

Forgot Password