Në emisionin “Zëra dhe gjurmë” ju sjellim intervistën me Gazmend Çitakun koleksionist dhe fotograf i apasionuar dhe publicist. Pasioni i madh për fotografinë e shtyri që të hulumtojë për historinë e lashtë të Ulqinit, jo vetëm përmes objektivit të fotoaparatit, por edhe përmes mbledhjes dhe koleksionimit të fotografive të vjetra. Pasi që jeton dhe punon në Ulqin, ai këto fotografi edhe ia kushton në tërësi Ulqinit. Gazmend Çitaku ka botuar fotoalbumin i cili ka vlerë jo vetëm për Ulqinin, por edhe për tërë kulturën shqiptare në përgjithësi.
E hënë 19.01.2026 ora 18:30 në radio Elita FM 93.9
Ky emision mundesohet nga Fondi per mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.
Kjo interviste nuk përmban me doemos qëndrimet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.



