ULQIN – Histori trimërie, lundrime pa fund dhe personalitete që shkruan historinë e detarisë shqiptare e ballkanike do të vijnë nesër në qendër të vëmendjes përmes emisionit “Valët e Kujtesës”.
E ftuara e kësaj jave, drejtoresha e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama do të shpalosë një dokumentar të gjallë gojor mbi fondin e çmuar të librave që ky institucion ruan me fanatizëm. Fokus i veçantë do t’u kushtohet dëshmive të shkruara për detarinë e lavdishme të Ulqinit dhe figurave markante që udhëhoqën flotat e këtij qyteti bregdetar ndër shekuj.
- Çfarë fshehin arkivat e bibliotekës për kapitenët dhe piratët e famshëm ulqinakë?
- Si u dokumentua jeta e detarëve që sfiduan dallgët e Mesdheut?
- Cilat janë librat dhe dorëshkrimet më të rralla që ruajnë kujtesën tonë detare?
Këto dhe shumë kuriozitete të tjera do t’i mësoni në një interviste që ndërthur historinë, kulturën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Data: 15 Tetor ora 18:30 ne fm 93.9 si dhe ne ionternet ne www.elitaradio.me
Cikli “Valët e Kujtesës” realizohet nga Radio Elita me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
Ky emision nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.



