Radio Elita nis sot ciklin e ri të emisioneve “Valët e Kujtesës”, një hapësirë kushtuar njerëzve, historive dhe traditave që ndër vite kanë qenë pjesë e pandashme e jetës së Ulqinit dhe të komunitetit të tij.
Në emisionin e parë, degjuesit do të ketë mundësinë të njohin më nga afër Hamdi Trumën, një ulqinak i ri që vjen nga një familje me traditë të hershme detare. I lidhur që në fëmijëri me detin, Hamdiu e ka kthyer dashurinë për detarinë dhe peshkimin në një pjesë të rëndësishme të jetës së tij.
Mes angazhimeve të përditshme si familjar dhe i punësuar, ai gjen kohë për t’iu rikthyer detit, varkës dhe peshkimit – një pasion që për të nuk është thjesht një aktivitet i lirë, por edhe një mënyrë për të ruajtur lidhjen me traditën familjare dhe me një pjesë të identitetit të Ulqinit.
Rrëfimi i Hamdi Trumës është një histori për detin, kujtesën, familjen dhe dashurinë për një traditë që vazhdon të jetojë edhe te brezat e rinj. Përmes tij, “Valët e Kujtesës” sjell një tjetër dëshmi të lidhjes së veçantë që ulqinakët kanë me detin dhe gjithçka që ai përfaqëson.
Emisioni i parë i ciklit “Valët e Kujtesës” transmetohet sot e enjte me 1 tetor në ora 18:30 në frekuencën 93.9 FM, si dhe online në www.elitaradio.me.
Cikli “Valët e Kujtesës” realizohet nga Radio Elita me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
Ky emision nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.



