Në ciklin e emisioneve „Valët e Kujteses”, këtë herë ju sjellim një takim të veçantë me Ismet Karamanagën, njohës të historisë, traditës dhe jetës kulturore të Ulqinit, si dhe kryetar i Shoqatës „Miqtë e Kalasë”.
Ulqini, qyteti i detit dhe i historive të mëdha detare, ndër shekuj ka nxjerrë kapidanë dhe detarë të njohur, emrat dhe bëmat e të cilëve janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Përmes kujtimeve, hulumtimeve dhe librave të tij, Ismet Karamanaga na afron me këtë botë të pasur, duke sjellë në vëmendje historitë e kapidanëve ulqinakë, rrugëtimet e tyre detare dhe kontributin që ata kanë lënë në kujtesën historike të qytetit.
Emisioni i ciklit “Valët e Kujtesës” transmetohet sot e enjte me 22 tetor në ora 18:30 në frekuencën 93.9 FM, si dhe online në www.elitaradio.me.
Ky emision mbështetet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.



