Në emisionin e radhës “Valet e Kujtesës”, i ftuar është publicisti Gazmend Çitaku, i cili përmes shkrimeve të tij i kushton vëmendje të veçantë historisë dhe traditës detare të Ulqinit, si dhe fotografive që dokumentojnë trashëgiminë, jetën dhe kujtesën e këtij qyteti.
Një bisedë mbi detarinë ulqinake, historinë, fotografitë dhe vlerat kulturore që meritojnë të ruhen e të përcillen ndër breza.
Ndiqeni emisionin “Valët e Kujtesës” të enjeten me 5.11.2026 në ora 18:30 në fm 93.9 si dhe në internet në www.elitaradio.me
Cikli “Valët e Kujtesës” realizohet nga Radio Elita me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
Ky emision nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.



