Musa Hoxha – koreograf i traditës ulqinake
Musa Hoxha është një nga figurat e njohura të koreografisë në Ulqin, i cili me përkushtim ka ruajtur dhe përcjellë vlerat e folklorit dhe traditës sonë. Në punën e tij si koreograf, ai i ka dhënë jetë në skenë valleve që pasqyrojnë historinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës së popullit tonë.Ndër vallet që ka vënë në skenë është edhe “Vallja e Peshkatarëve”, një valle e lidhur ngushtë me traditën detare të Ulqinit dhe jetën e peshkatarëve. Përmes lëvizjeve, ritmit dhe elementeve skenike, kjo valle sjell në skenë atmosferën e jetës pranë detit, punën, shoqërinë dhe shpirtin e peshkatarëve. Musa Hoxha, përmes koreografisë së tij, ka kontribuar që kjo trashëgimi të mos mbetet vetëm kujtim i së kaluarës, por të vazhdojë të jetojë në skenë dhe të përcillet te brezat e rinj.
Emisioni i ciklit “Valët e Kujtesës” transmetohet sot e enjte me 8 tetor në ora 18:30 në frekuencën 93.9 FM, si dhe online në www.elitaradio.me.
Cikli “Valët e Kujtesës” realizohet nga Radio Elita me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
Ky emision nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.



