Realizuam një tjetër emision të ciklit “ Zera dhe gjurme ” me një tjetër intelektual të Ulqinit që ka lënë gjurmë në kulturën e qytetit. Me prof. Jusuf Lika folëm për trashegimine kulturore dhe pasqyrimin qe ben ai ne botimet e tij. Pasion tjetër i Jusuf Cufo Likës është edhe gjetja dhe grumbullimi i materialeve arkivore që flasin për të kaluarën e Ulqinit. Fal punës së tij sot e kësaj dite disa studime të rëndësishme kanë parë dritën e botimit qoftë ai autor apo në bashkëpunim me studiues të tjerë. Për Jusuf Likën do të thoshim se është mjeshtri i talentuar që me pasion dhe dashuri të rrallë iu përkushtua hulumtimit, mbledhjes, studimit dhe transmetimit tek brezat trashëgiminë folklorike të trevës së Ulqinit, si pjesë e thesarit të vyer të vlerave kombëtare.
Ndiqni emisionin e plotë sot me 12.01.2026 në ora 18;30 në Radio Elita – 93.9 FM si dhe në internet në linkunwww.elitaradio.me
Ky emision mundesohet nga Fondi per mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.
Kjo interviste nuk përmban me doemos qëndrimet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.



