Hajro Ulqinaku – Shkrimtari i Detit
Deti, detarët dhe kapidanët ulqinakë zënë një vend të veçantë në krijimtarinë e shkrimtarit Hajro Ulqinaku, i cili me veprën e tij letrare ka ruajtur dhe përcjellë ndër breza historinë, traditën dhe shpirtin detar të Ulqinit. I njohur për motivet e fuqishme detare në krijimtarinë e tij, Hajro Ulqinaku është bërë një nga emrat që lidhen ngushtë me botën e detit, me trimërinë e detarëve dhe me figurën e kapidanëve ulqinakë. Për këtë arsye, ai e gëzon me meritë epitetin “Shkrimtari i Detit”. Në një udhëtim përmes kujtimeve, letërsisë dhe trashëgimisë sonë detare, emisioni “Valët e Kujtesës” sjell në vëmendje krijimtarinë dhe kontributin e Hajro Ulqinakut, duke ndriçuar lidhjen e tij të veçantë me detin dhe historinë e detarisë ulqinake.
Ndiqni emisionin “Valët e Kujtesës” – një udhëtim nëpër valët e historisë dhe kujtesës sonë sot e enjte, 12. Nentor në ora 18:30.
Fm 93.9 si dhe në internet në www.elitaradio.me
Cikli “Valët e Kujtesës” realizohet nga Radio Elita me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
Ky emision nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.



