Teksa po leme pas nje vit tjeter plot ngjarje, sfida, emocione dhe histori njerezore, ne ju falenderojme sinqerisht qe keni qene me ne ne cdo dite te vitit qe po mbyllet. Faleminderit per besimin, per degjimin, per mesazhet, telefonatat dhe mbeshtetjen tuaj, te cilet na kane dhene force dhe motiv per ta bere punen tone me perkushtim dhe pergjegjessi.
Viti qe po lem pas na ka mesuar shume dhe na ka bashkuar edhe me fort si komunitet. Zeri yne ka qene i juaji, dhe ju keni qene arsyeja pse cdo dite kemi punuar per te sjelle informim, kulture, muzike dhe shoqeri te mire ne shtepite dhe zemrat tuaja.
Me ardhjen e Vitit te Ri 2026, ju urojme shendet te mire, paqe ne familje, mbaresi ne pune dhe shume momente gezimi. Qofte ky vit i ri nje kapitull i mbushur me shprese, miresi dhe bashkim per te gjithe qytetaret tane.
Gezuar Vitin e Ri 2026! Ju faleminderit qe jeni pjese e zerit tone – edhe ne vitin qe vjen, do te jemi prane jush.



