Most Viewed

Categories

Dita Ndërkombëtare e Romëve, mesazh për barazi dhe përfshirje

 

8 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Flamuri, himni “Gelem Gelem”, si dhe gjuha rome, e bëjnë këtë komunitet një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e pasura etno-kulturore.

Si çdo vit, në këtë ditë organizohen aktivitete të shumta, duke përcjellë mesazhin për një botë pa diskriminim dhe racizëm. Njëkohësisht, kjo ditë shërben edhe si apel për më shumë të drejta dhe vëmendje nga shoqëria dhe institucionet shtetërore ndaj komunitetit rom.

Radio Elita, ndër vite, përmes emisioneve të veçanta dhe projekteve të ndryshme, i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë vëmendje komunitetit rom dhe veprimtarive të tyre. Gjithashtu, për çështjet që preokupojnë këtë komunitet në Komunën e Ulqinit, janë ndërtuar ura bashkëpunimi me strukturat udhëheqëse komunale, veçanërisht me Sekretariatin për Çështje të Kulturës dhe Veprimtarive Shoqërore.

Sot, në këtë ditë të shënuar, në mikrofonin e Radio Elitës ishte e ftuar Alldina Nikoçeviq, e cila foli për aktivitetet dhe masat që ndërmerr Komuna e Ulqinit për përmirësimin e kushteve dhe jetesës së komunitetit rom.

Forgot Password