Vazhdojmë me ciklin e emisioneve Zëra dhe Gjurmë.
Në emisionin e sotëm kemi të ftuar një nga emrat më përfaqësues të artit pamor në Ulqin, piktorin Mirsad Mirso Hasa, një artist që prej vitesh i ka dhënë skenës kulturore shqiptare një dimension unik përmes penelit të tij. I lindur dhe rritur në qytetin bregdetar, Mirso Hasa e ka ndërtuar identitetin e tij artistik duke u frymëzuar nga drita e Adriatikut, ngjyrat e jugut dhe rrëfimet e njerëzve të vendlindjes. Punimet e tij dallohen për stilin e veçantë, ku ndërthuren realizmi i butë, elemente moderniste dhe ndjeshmëria e ngjyrave të forta që krijojnë atmosferë dhe emocion. Peizazhet e Ulqinit, portretet e njerëzve të thjeshtë, si dhe motivet e traditës lokale janë tema të shpeshta në krijimtarinë e tij, duke i dhënë veprave një dimension identitar e kulturor.
E hënë 08.12.2025 ora 18:30 në FM 93.9
Ky emision mundesohet nga Fondi per mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.
Kjo interviste nuk përmban me doemos qëndrimet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.



