Nisim sot në ciklin e emisioneve Zëra dhe Gjurmë. Në emisionin tonë të parë kemi kënaqësinë të mirëpresim një mysafir shumë të veçantë – aktorin e njohur nga Ulqini Bashkim Alaj i cili për vite me radhë ka sjellë buzëqeshje, humor dhe reflektim te publiku, duke ruajtur e promovuar njëkohësisht traditat dhe trashëgiminë e Ulqinit. Përmes roleve të tij plot gjallëri, ai ka ditur t’i sjellë në skenë zakonet, mënyrën e jetesës dhe shpirtin ulqinak, duke i kthyer ato në momente që i njohim, i duam dhe qeshim me to. Humori i tij karakteristik, i mbushur me situata nga përditshmëria, e bën të veçantë dhe të afërt me publikun e të gjitha moshave. Sot do të flasim për rrugëtimin e tij artistik, sfidat, inspirimin që gjen te traditat e Ulqinit, si dhe planet e tij për të ardhmen. Jemi të sigurt që do të na presin shumë të qeshura dhe disa prej atyre tregimeve që vetëm ai di t’i shpalosë me aq hijeshi.
E hënë 01.12.2025 ora 18:30 në FM 93.9
Ky emision mundesohet nga Fondi per mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.
Kjo interviste nuk përmban me doemos qëndrimet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.



