Most Viewed

Categories

Shporta e vjeshtes

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Sekretariatin për
Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, organizojne manifestimin
tradicional “Shporta e Vjeshtës”, i cili do të mbahet më 1 dhe 2 nëntor
në parkun Hajdary Family, në zonën e Anamalit (Zenelaj).

Qëllimi i manifestimit është promovimi i produkteve vendase, punimeve
artizanale dhe specialiteteve gastronomike karakteristike për periudhën
e vjeshtës dhe zonat rurale të Ulqinit. Vizitorët do të kenë mundësinë
të shijojnë ofertën e pasur të prodhuesve lokalë, programin
kulturor-argëtues dhe një atmosferë të këndshme në ambient natyror.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi dhe në promovimin e traditës
dhe vlerave lokale të krahinës sonë.

Forgot Password