Most Viewed

Categories

Mali i Zi shënon 20-vjetorin e pavarësisë me një sërë aktivitetesh

Mali i Zi këtë vit, me një sërë aktivitetesh, do të kremtojë Ditën e Pavarësisë. Më 21 maj mbushen 20 vite që nga referendumi i vitit 2006, kur Mali I Zi  rivendosi pavarësinë shtetërore. Qytetarët e Malit të Zi, me vendimin e tyre në referendumin e vitit 2006, përmbushën borxhin ndaj të parëve, shprehën vullnetin e shumicës së shoqërisë bashkëkohore dhe trasuan rrugën për gjeneratat e ardhshme. 21 maji konsiderohet si data më e rëndësishme në historinë e re të Malit të Zi. Duke festuar 20-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë, vendi shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë proces historik, në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve, si dhe në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Mali i Zi ka bërë një hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më 22 prill, shtetet anëtare të BE-së ranë dakord për fillimin e punës në traktatin e anëtarësimit, një hap teknik, por thelbësor në këtë proces. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare vendosën të themelojnë një “grup pune ad hoc” për hartimin e këtij traktati. Manifestimet për shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë kanë nisur prej ditësh edhe në qytetin e Ulqinit, një mjedis multietnik dhe multikonfesional, i cili në referendumin e vitit 2006 masivisht votoi në favor të pavarësisë së Malit të Zi.

Forgot Password