Most Viewed

Categories

Teatri TEUTA në turne rajonal me shfaqjen “Buongiorno”

Teatri Teatri Teuta i qytetit tonë nis një turne disa ditor me shfaqjen e suksesshme “Buongiorno”, një produksion që ka marrë vlerësime të shumta nga publiku dhe kritika.

Nën regjinë e Edina Mustafiq Avdiu, me skenografi dhe kostumografi nga Jetmira Hoxha dhe producent Munib Abazi, kjo shfaqje vjen si rezultat i një pune të përkushtuar dhe profesionale të të gjithë ekipit artistik.

Në skenë spikasin interpretimet e aktorëve si Bashkim Alaj, Armend Zeqiri, Muho Uruçi, Arbër Seferi, si dhe artistë të tjerë, të cilët kanë sjellë një performancë të vlerësuar për profesionalizmin dhe energjinë në skenë.

Turneu do të zhvillohet në disa qytete të rajonit:

  • 21 prill 2026 – Qendra për Kulturë Ulqin
  • 23 prill 2026 – Teatri Dodona
  • 24 prill 2026 – Shtëpia e Kulturës Shtime
  • 27 prill 2026 – Teatri Migjeni
  • 29 prill 2026 – Teatri Metropol

Pas suksesit që ka shënuar deri më tani, “Buongiorno” pritet të mirëpritet edhe nga publiku i këtyre qyteteve, duke konfirmuar kështu vlerën dhe përkushtimin shumëvjeçar të trupës së Teatrit Teuta.

Ky turne përbën një tjetër dëshmi të punës këmbëngulëse dhe pasionit të artistëve, si dhe një vlerësim të merituar për kontributin e tyre në skenën teatrore shqiptare.

Forgot Password