Most Viewed

Categories

55 nxënës romë dhe egjiptianë në SHF “Marshall Tito” – arsimi si çelës i integrimit dhe barazisë

Shoqata Joqeveritare “Elita Plus” nga Ulqini, në kuadër të projektit “Romët dhe Egjiptianët midis traditës dhe integrimit”, qe u mbeshtet nga Ministria per te drejtat e njeriut dhe te pakicave,  organizoi një aktivitet kushtuar përfshirjes së nxënësve nga ky komunitet në procesin arsimor dhe masave të ndërmarra për mbështetjen e tyre.

Aktiviteti u zhvillua në Shkollën Fillore “Marshall Tito”, ku procesin mësimor aktualisht e ndjekin 55 nxënës romë dhe egjiptianë. Takimi u organizua në formë dialogu, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Çështjet e Romëve dhe Egjiptianëve pranë Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Sokol Beganaj, Marija Ivanova poashtu nga ministria e pakicave  si dhe Alldina Nikoçeviq nga Sekretariati për Kulturë dhe veprimtari shoqerore pranë Komunës së Ulqinit.

Të pranishmit u ndalën te rëndësia e arsimit si çelës i barazisë, respektit dhe integrimit. Beganaj theksoi se Qeveria dhe Ministria janë të angazhuara për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim, veçanërisht në prag të hapjes së kapitujve për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai bëri të ditur se vite më parë vetëm 16 për qind e pjesëtarëve të këtij komuniteti ishin të përfshirë në procesin mësimor, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 60 për qind, ose rreth 1.800 nxënës. Sipas tij, ky progres është rezultat i fushatave ndërgjegjësuese dhe vizitave të realizuara në të gjitha zonat ku jetojnë romët dhe egjiptianët në Mal të Zi.

U theksua se përfshirja në arsim duhet të fillojë që në kopsht, i cili është falas për fëmijët romë dhe egjiptianë, dhe të vazhdojë deri në arsimin e lartë. Aktualisht, 15 të rinj romë dhe egjiptianë kanë përfunduar studimet e larta, ndërsa 20 të tjerë janë duke vijuar studimet. “Vetëm të rinj të arsimuar mund të jenë zot të vetes dhe të angazhohen në institucione të rëndësishme për të ndihmuar komunitetin rom dhe egjiptian”, u shpreh Beganaj.

Nga përfaqësuesja e Komunës së Ulqinit u bë e ditur se edhe pushteti lokal është i përkushtuar në mbështetjen e arsimit për këtë komunitet. Është miratuar Plani i Veprimit deri në vitin 2028, ndërsa transporti për nxënësit është falas dhe nuk mungojnë as ndihmat e herëpashershme.

Nxënësit morën pjesë drejtpërdrejt në punëtori, duke theksuar se romët dhe egjiptianët janë shokët dhe shoqet e tyre dhe se së bashku mund të japin kontribut që Mali i Zi, në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të njihet si një vend multikulturor.

Këtë e konfirmuan edhe nxënës nga komuniteti rom dhe egjiptian, të cilët u shprehën se në Shkollën Fillore “Marshall Tito” ndihen njësoj si të gjithë të tjerët dhe se nuk përballen me bullizëm. Perndryshe Shkolla Fillore Marshall Tito eshte e vetmja ne komunen e Ulqinit qe k ate  angazhuar bashkepunetorin per inkluzion social  I cili ka per detyre te punoj me femijet dhe familjaret e tyre ne forcimin e integrimit social dhe krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe nxenesit.

 

Forgot Password