Aktivistja e njour shqiptare në SHBA Emina Çunmulaj-Nazarian dhe Edon Alibegu nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Ulqinit, kanë ndërmarrë një iniciativë ambicioze për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë më 28 nëntor, 2024. Me një përkushtim të palëkundur për të realizuar këtë ide, ata synojnë të zbukurojnë Shtëpinë e Bardhë me ngjyrat e Flaurit kombëtarë shqiptarë. Kjo iniciativë i është dërguar tashmë Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke theksuar rëndësinë e madhe të kësaj feste, ata potencojnë rolin e saj në nderimin e shpirtit të pashembullt të popullit shqiptar dhe riafirmimin e lidhjes midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata njohin rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në kultivimin e këtyre lidhjeve dhe ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore. Organizatorët ftojnë për mbështetje të bashkuar për të bërë këtë propozim realitet. Ata nënvizojnë mundësinë për të frymëzuar brezat e ardhshëm të shqiptaro-amerikanëve dhe grupeve të tjera etnike, bashkimi në një angazhim të përbashkët për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në një mesazh të ndjeshëm, ata ftojnë të gjithë të qëndrojnë së bashku krenar si shqiptarë dhe amerikanë, për të lënë një simbol të pashlyeshëm në histori. Kjo iniciativë paraqet një moment të thellë të bashkimit, duke lidhur kombin shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një dëshmi të fuqishme për kurajo, bindje dhe vendosmëri.
